Lajme

Konjufca me vendim të ri: Komunave u ndalon komunikimin me ambasadat

05/17/2020 11:43
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 26-vjeçarit Agon Musliu në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të qeverisë po shfrytëzohet për karantinim të të kthyerve nga Perëndimi, ka thënë se pas vdekjes tragjike të 26-vjeçarit në karantinë, qeveria u ka thënë se kryetarët e komunave nuk guxojnë të komunikojnë me ambasadat.

Po ashtu, ai ka treguar se në fillim komunat e kishin të ndaluar nga qeveria të flisnin edhe për pandeminë.

“Nuk kanë të drejtë me u sjellë ashtu. Nuk kanë të drejtë me ju thanë kryetarëve të komunave që nuk guxojnë me komunikua me ambasada. Kjo ka ardhë me shkrim në Gjilan që komunat nuk kanë të drejtë me komunikua drejtpërdrejt me ambasada.

Nga qeveria komunat nuk kanë të drejtë me folë për Covid-19. Përmes qeverisë, prej qeverisë ka ardhë te ne. Në fillim e kanë nisë mos me folë për pandemi, na nuk kemi autorizime me folë për pandemi, pra janë mundu me e na e gju, me koncentrua e me e kapitalizu kur e kanë pa procesin, kur e ka pa sa i vështirë është pandemia, mandej kanë fillu me e dekoncentru, me u largu e me u mshefë pas problemit.

Zotëri Sveçla është frikacak në ushtrimin e detyrave, mshefet mas problemit dhe mundohet t’u ndjellë ndjekje të tjerëve, mundohet me i arsyetua lëshimet e tij”, ka thënë Haziri në Reporteri.

04/08/2020 19:48

EKSKLUZIVE: “Fshesa 2” e Glauk Konjufcës, pritet anulimi i qindra pasaportave diplomatike që u dhanë familjarëve të politikanëve…