Lajme

Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit

09/18/2024 20:35
nga:G C

Kabineti i kryekuvendarit Glauk Konjufca mbështesin grevën e stafit të mirëmbajtjes. Kjo u bë e ditur nga shefi i këtij kabineti, Ilir Kërçeli.

Në një postim në Facebook, Kërçeli ka thënë se si kabinet i kryeparlamentarit inkurajojnë stafin e mirëmbajtjes të vazhdojnë kërkesat kundrejt operatorit ekonomik me të cilin kanë edhe marrëdhënie pune.

“Çështja e pagës është obligim i operatorit ekonomik si punëdhënës dhe stafit si punëmarrës. Pagesa apo mos pagesa e kontributeve është ekskluzivisht obligim i Administratës Tatimore të Kosovës. Kurse Kuvendi i Republikës së Kosovës obligohet që para nënshkrimit të çdo kontrate të kërkojë dëshmi se aplikusi është tatim pagues i rregullt”.

“Në mungesë të mjeteve procedurale për t’i dhënë përgjigje kërkesave të drejta të stafit mirëmbajtës, si kabinet i kryetarit të Kuvendit mbështesim publikisht kërkesat e tyre duke vlerësuar të drejtë konstatimin se pagesat aktuale janë jashtëzakonisht të vogla”, ka shkruar Kërçeli.

Më tej, ai ka listuar edhe disa sqarime lidhje me pagesat dhe obligimet e operatorit ekonomik, që janë si më poshtë: