Lajme

Konjufca i VV-së: “Haradinaj është më e mundshme që të shpenzojë më shumë kohë me vetën, sesa që të merret me Qeverinë Kurti”

09/07/2021 00:23
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, iu është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky i fundit po akuzohet nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, për fryrje të shifrave të shpronësimit në autostradën Pejë-Prishtinë.

Konjufca, në emisionin ‘dPt te Fidani’, e ka akuzuar për korrupsion kreun e AAK’së, duke thënë se ky i fundit mund të përfundojë në Prokurori.

“Z. Haradinaj personalisht i ka puntë shumë keq me korrupsionin. Në bazë të mandateve të kaluara, është shumë e mundshme me përfundu në Prokurori. Kështu që, z. Haradinaj është më e mundshme që të shpenzojë më shumë kohë me vetën, sesa që të merret me Qeverinë Kurti”, ka thënë ai.

“Dëgjoni vetëm shpjegimet dhe gjetjet që i ka bërë Ministri i Financave për pagesat astronomike, duke manipulu shifrat astronomike për shpronësim të tokave… Për korrupsionin nuk është kredibil as për me e zënë në gojë”, ka thënë tutje ai.

“Kur thotë Hekuran Murati 43 milionë euro, ai zakonisht folë me centa. E kur një njeri njihet kaq preciz e kaq i diciplinuar, unë mendoj që njeriu më i shqetësuar në shoqërinë tonë do duhej të ishte ai i qeverisjes së atëhershme, e jo Albin Kurti”, ka shtuar tutje kryekuvendari, raporton express.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka akuzuar Qeverinë Haradinaj për fryrje të çmimeve në 600-fish më shumë në shpronësimin e tokave në autostradën Pejë-Prishtinë.

“Toka që AKM/AKP e kishte privatizuar për 6 euro/arin, në tabelat e vlerësimit të dorëzuara me 17 maj në MMPH, ishte vlerësuar me 3,700 euro/ari, pra rreth 600-fishi i çmimit të blerjes”, pati shkruar ministri Murati në ‘Facebook’.

“Pra nga 43 milionëshi i tërësishëm, një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro, nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund. Fatmirësisht, e stopuam me kohë”, pati shtuar tutje ai.