Lajme

Konjufca: I mirëkuptojmë kritikat e SHBA-së, por nuk janë për të bërë panik

02/21/2024 12:16
nga:G B

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë për t’u shqetësuar. Madje sipas tij, nuk ka nevojë të bëhet panik për këtë çështje, raporton Ekonomia Online.

Pasi sipas Konjufcës, vërejtjet e ShBA-ve nuk kanë të bëjnë me legalitetin e veprimeve të Qeverisë.

“I mirëkuptojmë kritikat e ShBA-ve. Vërejtjet e tyre nuk kanë lidhje me legalitetin e veprimet tona, por kërkojnë më shumë përgatitje, që të mos ketë tensione”, tha Konjufca.

“Unë mendoj që këto vështirësitë e Kosovës ndonjëherë me SHBA nuk janë risi, domethënë kemi pasur gjatë veprimtarisë sonë politike edhe disa sh’përputhje, gjithsesi se si e perceptojnë atë që është e domosdoshme për Kosovën që të ecet përpara pra në cilën drejtim të ecet përpara. Kjo që e ka marr pra qeveria e Kosovës strategjinë, është një strategji e sovranitetit të Kosovës, kurse SHBA këtë proces e shohin shumë më shumë prej perspektives së sigurisë, domethënë ata frikësohen se Serbia mund të kundër reagojë dhe kjo e qet situatën prej kontrollit, ky është perceptimi i SHBA-së kështu ka qenë gjithmonë”, tha Konjufca.