Lajme

Konjufca e Cakaj: Do ta mbështesim deri në fund projektin e Luginës së Bashkuar

02/24/2020 17:19
nga:Gazeta Blic

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se koalicioni i partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e dëshirave politike të Shqipëtarëve në Luginë.

Postimi i plotë:

Deklaratë e Përbashkët

Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!

GLAUK KONJUFCA
GENT CAKAJ

Deklaratë e PërbashkëtNë cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë…

Publiée par Glauk Konjufca sur Lundi 24 février 2020

03/03/2020 10:06

Cakaj: Vendoset themelimi i nismës trepalëshe Shqipëri, Kroaci dhe Kosovë