Lajme

Kongresisti republikan: Grenelli do të ketë zë në çështjen e Kosovës

21 orë më parë
nga:G B

Kongresin amerikan, Mike Lawler ka folur për qasjen e administratës së Donald Trumpit karshi Kosovës dhe ka paralajmëruar se emisari i emisioneve të veçanta, Richard Grenell do të ketë zë në këtë proces.

“Kur njerëzit flasin në zgjedhjet e tyre, objektivi është që të respektohet dhe të pranohet kjo, dhe të punojmë bashkë për t’i kaluar ndarjet. Në secilin shtet njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin qeverinë që ata duan, dhe objektivi i SHBA-së nuk është që të vendosë kush e bën qeverinë, objektivi ynë është që të punojmë me këdo që njerëzit e zgjedhin, prandaj kjo është përgjegjësia jonë”, ka thënë Lawler, në një intervistë për emisionin “Interaktiv Talks” të gazetarit Xhemajl Rexha.

Sipas Lawler, Kosova është një aleate e madhe e SHBA-së, dhe ai beson që është në interes të sigurisë kombëtare të Amerikës që t’i mbajë trupat e veta në Kosovë.

Duke folur për qasjen e administratës Trump, Lawler ka thënë se “ambasadori Grenell do të ketë zë në këtë proces, por që aty janë edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari për siguri kombëtare, Mike Waltz”.

Lawler ka pohuar se përfundimi i pritshëm i luftës në Ukrainë, do të mundësojë koncentrimin në pjesë të të tjera të botës duke përfshirë “sigurimin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë”.