Lajme

Konflikti potencial në kontratën njëmilionëshe të Presidencës me Lobistin e Trump (Dokument)

01/12/2018 14:58
nga:Gazeta Blic

Kontrata një milionëshe e Zyrës së Presidentit Hashim Thaçi me kompaninë lobuese të udhëhequr nga Brian Ballard, është përpiluar me konflikt potencial ligjor.

Një gjë të tillë ka arritur të vërejë “Gazeta Blic” pas analizimit të kontratës në fjalë me kompaninë “Ballard Partners”, për përmirësimin e imazhit të presidentit Thaçi, ku data e dhënies së kësaj kontrate është shënuara para datës së nënshrkimit të saj, e cila ishte planifikuar për 15 janar të këtij viti.

“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë kontratën në fjalë e në të cilën shihet qartazi se nga data 22 dhjetor janë bërë gati një milionë euro të taksave të qytetarëve që do të paguhen për 24 muaj rrjesht nga më shumë se 50 mijë euro në muaj në dobi të imazhit të presidentit Thaçi, i cili dyshohet se do të jetë njeri nga të akuzuarit e Gjykatës Speciale.

Ashtu siç ka arritur të mësoi “Gazeta Blic” me kompaninë e njëjtë kishin kontratë edhe Shqipëria dhe Turqia, të cilat e kanë paguar 1.5 milionë dollarë në vit.

Ballard njihet si njeriu që ka mbledhur më së shumti para për të organizuar ceremoninë inaugurues të presidentit Donald Trump./Gazeta Blic/

01/16/2018 14:31

Lajm i mirë për HashimThacin, Fatmir Sejdiun do të marrin rroga të përjetshme