Lajme

Konflikti i vajzave nisi në Instagram, përfundoi me rrahje para shkollës në Prishtinë

09/11/2019 20:38
nga:L H

Nxënësit e ndërrimit të dytë të shkollës së mesme elektroteknike “Gjin Gazulli “ në Prishtinë, u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje jo fort të zakonshme të mërkurën.

Përballë institucionit arsimor ku këta mbajnë mësim, panë një grup femrash, që sipas tyre u rrahën fort mes vete.

Sipas dëshmitarëve në përleshje ishin të përfshira pesë femra.

Nxënësit e tjerë që nuk deshën të flasin para kamere, treguan prapa saj se gjithë zënka dyshohet se kishte nisur në rrjetin social instagram.

Ndonëse motivin nuk e dinë, drejtuesit e shkollës u shqetësuan me ngjarjen që u ndodhi përballë institucionit.