Lajme

Konfirmon Policia, infermieri i QKUK-së u ther me thikë

09/26/2020 16:10
nga:F K

Një infermier është therur me thikë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, ndaj këtij rasti ka reaguar edhe Sindikata e infermierëve të Kosovës, të cilët e kanë dënuar rastin.

“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve. Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar. Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë. Kryesia e Sindikatës së infermierëve”, thuhet në reagimin e sindikatës./GazetaBlic

Plagoset rëndë një infermier në QKUK