Lajme

Konfirmon edhe një zyrtare nga LDK-ja: Asnjëherë nuk u diskutua largimi i Vjosa Osmanit

06/11/2020 22:16
nga:E Sh

Ministrja e Ministrisë së Financave, Hykmete Bajrami, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar largimi i Vjosa Osmanit në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Asnjëherë nuk është diskutuar largimi i Vjosa Osmanit nga LDK’ja”, është shprehur Bajrami në Pressing.

“Unë jam shumë e rregullt në mbledhjet e kryesisë së LDK’së dhe asnjëherë nuk di të kem munguar dhe asnjëherë nuk është diskutuar largimi i saj aty”, ka thënë Bajrami.

Tutje, ajo tha se nuk beson se do të vjen puna që të votohet largimi i Vjosa Osmanit në kryesinë e LDK’së.

“Nuk mendoj që ne do të vijmë në një pikë ku ne do duhej të votonim nëse Vjosa Osmani duhet larguar nga LDK’ja”, ka thënë Bajrami.

Pohon Osmani: Nuk jam ftuar në takimet e LDK-së që nga fillimi i marsit

10/29/2018 12:40

Jep dorëheqje Angela Merkel