Showtime

Konfirmohet ribashkimi i tyre! Dafina publikon foton më ‘intime’ me Dj Geek

01/14/2021 12:38
nga:G C

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, për një kohë të gjatë ka qendruar në qendër të vëmendjes te mediat rozë.

Ndarja e saj me Dj Geek, u bë pjesë e mediave sepse imazhet që postonin dyshja në krahët e njëri-tjetrit e thonin të kundërtën, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi, Dafina postoi foton më romantike me Dj Geek, duke u puthur, teksa konfirmuan edhe ribashkimin e tyre.

Kujtojmë se, Dafina është duke shijuar suksesin e këngës së fundit në bashkëpunim me Yll Limanin, të titulluar “Mos shko”./GazetaBlic/