Sporti

Konfirmohet nga trajneri Ancelotti, James Rodriguez mungon në ndeshjen e kësaj fundjave

10/30/2020 14:52
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Evertoni, Carlo Ancelotti e ka konfirmuar sot që James Rodriguez nuk do të jetë prezent në ndeshjen ndaj Newcastle që luhet në këtë fundjavë.

Mesfushori kolumbian do të mungoj në këtë ndeshje pas një lëndimi në testikuj në atë mënyrë që nuk ka arritur të jetë gati për ndeshjen e kësaj fundjave, përcjell GazetaBlic.

Ai do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën nga Mersesyde që është edhe e para në Premier Leaguen e Anglisë.

Megjithatë, ai do të kthehet për ndeshjen e radhës.

/GazetaBlic/