Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel zbulon se N’Golo Kante do të humbasë ndeshjen kundër Juventusit për shkak të COVID -it.
Chelsea udhëton për në Torino ku do të përballet me Juventusin nesër në stadiumin “Allianz”, përcjell GazetaBlic Sport.
Bianconerët do të jenë pa Paulo Dybala dhe Alvaro Moratan, por gjigantët e Premier League gjithashtu kanë lojtarë të mëdhenj jashtë fushave në Christian Pulisic, Reece James, Mason Mount dhe N’Golo Kanté.
Mungesa e N’Golo Kante u konfirmua nga trajneri para ndeshjes, me mesfushorin që u izolua nga skuadra e tij.
/GazetaBlic Sport/


