Sporti

Konfirmohet mungesa e gjatë e Neymarit, ja kur pritet t’u rikthehet fushave të blerta

11/14/2020 10:01
nga:M K

Neymar nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme të Brazilit në kuadër të kualifikime për Kupën e Botës.

Këtë e kanë konfirmuar mjekët e “Selaços”, të cilët kanë kryer disa egzaminime për të parë nëse ai mund të luajë, përcjell GazetaBlic.

Lexo edhe: Bilanc i qindpërqindtë në kualifikimet për Kupën e Botës, Brazili regjistron edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje

28 vjeçari i PSG-së u lëndua gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Basaksehir me 28 Tetor, ndërsa trajneri Thomas Tuchel shpresonte që ai të kthehet në Dhjetor, prandaj edhe selektori i Brazilit Tite vendosi që ta grumbullojë, për të parë nëse do të jetë i gatshëm.

Por, me detajet e fundit nga klinika, Neymari nuk do të rikthehet para vitit të ri 2021

/GazetaBlic/

12/15/2020 14:06

Pësoi lëndim të tmerrshëm ndaj Lyonit, ja kur do rikthehet Neymar