Sporti

Konfirmohet: Llapi me super premio për futbollistët nëse eliminojnë Prishtinën

04/06/2021 18:35
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit përpara një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme.

Klubi i Llapit luan nesër ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Llapjanët janë tepër të motivuar për këtë sfidë, pasi Kupa e Kosovës është mundësia e vetme që ata të dalin në Evropë.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina gjatë viteve të fundit ka potencuar se objektivi i vetëm i Llapit është të luajnë në arenën ndërkombëtare, e tani janë vetëm tri ndeshje larg këtij objektivi të kahmotshëm.

Për t’i stimuluar lojtarët e ekipit të Llapit, kryesia e klubit ka vendosur që të ofrojë premio në rast se ata kalojnë pengesën “Prishtinë” dhe kualifikohen në finale.

“500 euro për secilin lojtarë, kjo është premio të cilën ua kemi premtuar lojtarëve”, tha shkurtimisht kryetari i Llapit, Beqir Batatina për ‘GazetaBlic Sport’.

Në rast se Llapi kalon në finale, atëherë do të luajë me fituesin e ballafaqimit Dukagjini-Istogu.

/GazetaBlic Sport