Jurgen Klopp nuk ka ndërmend të largohet nga Red Bull dhe të kthehet në karrierën e tij si trajner, pavarësisht spekulimeve të ditëve të fundit që e lidhin atë me Liverpoolin dhe Real Madridin, ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Red Bull, Oliver Mintzlaff.
“Jurgen e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të jetë trajner për momentin. Sigurisht, kjo mund të ndryshojë në të ardhmen”, tha Mintzlaf.
“E shoh sa i apasionuar është për punën e tij, sa shumë ide ka dhe sa shumë dëshiron të përmirësohet. Kështu që jam plotësisht i qetë”, shtoi drejtori ekzekutiv i Red Bull.
/GazetaBlic Sport/

