Sporti

Konfirmohet avancimi i negociatave mes Pogbas dhe Real Madridit

04/23/2019 13:48
nga:M K

Paul Pogba po kalon muajt e fundit në “Teatrin e Ëndrrave”.

Të paktën kështu raportojnë mediat spanjolle, që sipas burimeve të tyre, drejtuesit madrilen kanë vazhduar intensifikimin e negociatave, shkruan GazetaBlic.

Tash e një kohë të gjatë po përflitet për një ndryshim ambienti, pasi ashtu i kishte premtuar Mino Raiola futbollistit francez, që në momentin kur ai do t’i bënte tre vite në Manchester, do të largohej aty për të marrë rrugë në njërin prej dy klubeve më të mëdha spanjolle.

Kuptohet, galaktikët janë më konkret në dëshirat e tyre dhe janë një hap para rivalit të përbetuar. Në afatin kalimtar të verës priten detaje të reja sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

08/23/2019 21:45

Nesër dy super-ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës