Sporti

Konfirmohen datat dhe orari për Ligën e Kombeve | Kosova, të gjitha ndeshjet i luan në 20:45

06/26/2020 18:15
nga:M K

Shtëpia numër një e futbollit evropian tashmë ka konfirmuar datat e sakta dhe orarin për të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Siç dihet tashmë, Kosova pozicionohet në grupin e 3 të Ligës C, bashkë me Greqinë, Slloveninë e Moldavinë, përcjell GazetaBlic.

Do të jetë problematike vetëm ndeshja e 11 Tetorit përballë Sllovenisë, pasi me datën 8 djelmoshat tanë do të luajnë ndaj Maqedonisë Veriore në kuadër të fazës gjysmëfinale të edicionit të kaluar të Ligës së Kombeve, ku nga aty synojnë prerjen e biletës për EURO 2020, që mbahet vitin e ardhshëm.

Më poshtë datat e sakta dhe orari, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se të gjitha ndeshjet Kosova do t’i zhvillojë nga ora 20:45.

3 Shtator 2020 / 20:45 Moldavi – Kosovë

6 Shtator 2020 / 20:45 Kosovë – Greqi

11 Tetor 2020 / 20:45 Kosovë – Slloveni

14 Tetor 2020 / 20:45 Greqi – Kosovë

15 Nëntor 2020 / 20:45 Slloveni – Kosovë

18 Nëntor 2020 / 20:45 Kosovë – Moldavi

/GazetaBlic/

08/13/2020 14:11

LAJMI I FUNDIT: UEFA shtyen kompeticionet e të rinjve