Sporti

Konferenca për media e Challandes nga Italia do të realizohet online përmes “Zoomit”

09/01/2020 20:51
nga:M K

Nesër, kombëtarja e Kosovës do të marrë rrugë drejt Italisë, atje ku do të ndeshet me Moldavinë, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Challandes, që ditë më parë vazhdoi kontratën me FFK-në edhe për dy vite të tjera, do të jetë në konferencë për media, një ditë para ndeshjes, përcjell GazetaBlic.

Interesant është fakti se nuk do të jetë konferencë e zakonshme.

Për shkak të pamundësisë së udhëtimit të gazetarëve kosovarë në Apenine, kjo konferencë do të mbahet “online” përmes aplikacionit “Zoom”.

Gazetarët duhen të lidhen 20 minuta para fillimit dhe në atë mënyrë t’i parashtrojnë pyetjet e tyre.

/GazetaBlic/

10/13/2020 17:01

Konferenca e Kosovës ndalet saktë me sekonda nga menaxheri Bajram Shala – Nuk u japin përgjigje gazetarit të SuperSportit