Lajme

Komuna që nuk shënoi as sot asnjë rast pozitiv me koronavirus

07/16/2020 16:28
nga:A. R.

Komuna e Malishevës as sot nuk ka shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Kjo është konfirmuar në rezultatet e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për 24 orët e fundit, por edhe në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës.

Pavarësisht kësaj gjendje të qetë të ditëve të fundit, organet përgjegjëse për zbatimin e vendimeve qeveritare për tu mbrojtur ndaj COVID-19, thonë se janë duke përcjellë zbatimin e këtyre masave në terren, edhe pse shumica dërmuese e qytetarëve janë të vetëdijshëm dhe nuk dalin pa maska në vende publike.

Aktualisht Malisheva ka 94 të prekur me COVID-19, prej tyre 77 janë shëruar, 13 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje.