Lajme

“Komuna e Rahovecit në kontest gjyqësor me qindra mësimdhënës”

08/13/2021 20:17
nga:M K

Komuna e Rahovecit thuhet të jetë në kontest gjyqësor me qindra mësimdhënës, krejt kjo shkaku i mos-respektimit të kontratave kolektive.

Të paktën kështu ka deklaruar kandidati për këtë komunë nga radhët e LDK-së, Burim Krasniqi, përcjell GazetaBlic.

Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka akuzuar qeverisjen aktuale për neglizhencë ndaj personelit arsimor, duke thënë se mjetet e tyre i ka shpenzuar diku tjetër.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/