Lajme

Komuna e Prishtinës njofton se faqja e Inspektoratit është hakuar

01/20/2026 13:08
nga:G B

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faqja zyrtare e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar.

Pa dhënë një afat të saktë kohor, Komuna ka bërë të ditur se hakerimi ka ndodhur “kohëve të fundit”.

Përmes një njoftimi, Komuna ka bërë thirrje që qytetarët të mos u besojnë postimeve të publikuara në këtë faqe deri në një njoftim të radhës.

“Ju njoftojmë se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Ekipet tona po punojnë për ta rikthyer kontrollin dhe funksionimin normal të saj. Ju lutemi të mos besoni postime të publikuara nga faqja deri në njoftimin e radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.