Lajme

Komuna e Prishtinës ndan 50 mijë euro për ndihmë në Shqipëri

11/27/2019 11:45
nga:B. D

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se edhe komuna që ai drejton po i del në ndihmë popullit shqiptar pas goditjeve të rënda që mori nga tërmeti i shkaktuar, shkruan GazetaBlic.

Ahmeti ka njoftuar se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar në mënyrë unanime ndarjen prej 50 mijë eurove për ndihmë.

Ai po ashtu tha se ekipet e inxhinierëve në këtë komunë do i bashkëngjiten ekipeve të Shqipërisë për të vlerësuar dëmet në ndërtesat kolektive e në shkollë, në Durrës e rrethinë.

Ky është postimi plotë i Ahmetit:

Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi në mënyrë unanime ndarjen e 50 mijë eurove për ndihmë nga pasjat e tërmetit në Shqipëri.

Po ashtu ekipe tona të inxhinierëve nga komuna dhe NPB do ti bashkangjiten ekipeve të inxhinierëve të ndërtimtarisë nga Kosova e Shqipërisë për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve në ndërtesa kolektive e në shkolla në Durrës e rrethinë.

Falenderojmë të gjithë asambleistët për gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tutje sipas nevojës.

#prishtina

01/14/2020 01:04

Sa i kushton SHBA-së prania në bazat e saj ushtarake në mbarë botën?