Lajme

Komuna e Prishtinës aktivizon ekipet emergjente, janë në gatishmëri për ndihmë në Shqipëri

11/26/2019 14:37
nga:B. D

Komuna e Prishtinës, krahas gatishmërisë për ofrimin e ndihmës për bashkëkombësit tanë në Shqipëri, ka aktivizuar edhe ekipet e veta emergjente për monitorim të gjendjes në Kryeqytet.

Ekipet përkatëse të Shërbimeve Publike dhe ato kujdestare të Inspekcionit janë në gjendje gatishmërie në rast të ndonjë emergjence.

“Komuna ka kërkuar nga zjarrfikësit, kompanitë komunale dhe rajonale, si dhe ato të kontraktuara, të mirëmbajtjes së rrugëve, që me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe makineritë e tyre të jenë të gatshme për ndihmë në rast nevoje.”

“Këto masa po ndërmerren me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë dhe shpejtësisë së reagimit, në rast se ballafaqohemi me situata të emergjente”, thuhet në komunikatë.

Komuna kërkon nga qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe ka njoftuar se është komuna e ka aktiv sistemin e alarmimit publik, dhe ai do përdoret në rast nevoje.

Komuna ka shprehur Shprehim ngushëllimet sinqerta për të afërmit e atyre që humbën jetën, si dhe për popullin e Shqipërisë dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit.

01/19/2020 00:37

Kjo është cilësia e ajrit në Kosovë