Sporti

Komuna e Milanos ua ndalon klubeve të qytetit shitjen e plotë të biletave

09/20/2019 19:36
nga:M K

Të gjithë janë në pritje të derbit italian.

Derbi i Milanos, mes Milanit dhe Interit do të luhet ditën e nesërm në orën 20:45.

Një ndeshje që padyshim ngjall interes të madh për të dyja tifozëritë.

Në këtë takim skuadra vendase është Milani dhe biletat e shitura deri më tani arrijnë rreth 70 mijë.

Për tifozërinë vendase, janë shitur rreth 65 mijë bileta, ndërsa për miqtë numri shkon në 7500.

Në këtë sfidë nuk mund të ketë ”sold out”, pasi Komuna e Milanos ka ndalur të dyja klubet për të shitur të gjitha biletat duke parë problemet në unazën e 3-të që në disa takime janë ndjerë lëkundje të forta.

Komuna ka marrë një vendim të tillë për sigurinë e njerëzve të pranishëm në stadium pasi një ndeshje futbolli mund të kthehet në një tragjedi.

10/20/2019 14:25

7 gola dhe spektakël në “Mapei”, Interi fiton dramën ndaj Sassuolos