• të fundit

BLIC.TV

“Kompromisi i LDK-së: Isa Mustafa kryetar i LDK-së, Lutfi Haziri kandidat për kryeministër”

06/12/2019 22:13
nga:Gazeta Blic

Në episodën e radhës të dokumentarit “EXPOSE”, produkt televiziv i Gazeta Blic, ku flitet për zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, analisti politik, Imer Mushkolaj ka theksuar se përplasjet që kanë ndodhur në disa degë të kësaj partie, paraqesin një situtatë shumë serioze.

Sipas tij, situata është shumë më serioze se sa dy rastet e fundit që ndodhën në Mitrovicë dhe në Ferizaj.

“Proceset zgjedhor në Kosovës zakonisht përcillen me incidente të tilla. Unë kam përpshtypje se në zgjedhjet në LDK, situata është më serioze sesa këto që kanë nxjerr incidentet që po ndodhin për shkak se edhe si parti e madhe, edhe si mundësi që të konkurrojnë figura të reja, njerëz të rinj për ta marrin primatin në LDK, kam përshytpjen se këto po ndodhin”, thotë Mushkolaj.

Mushkolaj po thotë se po sheh indikacione se Isa Mustafa do të garojë edhe për një mandate në krye të partisë.

“Kam përshytpjen se Isa Mustafa me çdo kusht po dëshiron ta mbaj primatin e tij në LDK. Të jetë në krye të partisë edhe një mandate. Nëse i shohim incidentet që kanë ndodhur dhe ato që s’janë publikaur, po del se njerëzit e Isa Msutafës janë ata që qysh nga aktivet, degët, nëndegët po e përgatisin terrenin që në Kuvendin Zgjedhor që do të jenë 355 delegatë, të dërgohen delagatë që e mbështesin Isa Mustafën”, tha Mushkolaj.

Analisti politik e ka komentuar edhe idenë e Lutfi Hazirit, që në LDK të ketë një kandidat konsensual për kryetar të partisë.

“Lutfi Haziri e ka përmendur se do të ishte mirë që të ishte një kandidat konsensual për t’u zgjedhur në kyre të LDK-së, por nëse kjo është e pamundur dhe nëse kjo është një pengesë për Hazirin, unë nuk pres që ta marr primatin e parties, por do të jetë Isa Mustafa sërish në kry të LDK-së. Por mund të ndodh edhe një marrëveshje që Mustafa të jetë në krye të LDK-së, e Lutfi Haziri të jetë kandidatë për kryeministër kurdo që mbahen zgjedhjet. Pra, varet shumë se si do të merren vesh brenda LDK-së por gjithmonë do të ketë pretendentë të pakënaqur në LDK edhe për idenë se nuk po mund të krijojnë hapësiren e duhur për t`u kandiduar. Rastin e fundit e kemi me Vjosa Osmanin, që krejt e dijmë se si ka përfunduar ai rast, e cila gëzon një përkrahje të madhe të LDK që i ka fituar 60 mijë vota pikërisht se ka qenë kundër Isa Mustafës”, vlerëson Mushkolaj.

Ai konsideron se njerëzit e rinj të partisë, si Faton Peci që po garon për kryetar të Degës në Mitrovicë, por edhe të tjerë të rinj, e kanë shumë të vështirë që të fitojnë, për shkak se do t’i pengoj garda e vjetër.

“E kanë të vështirë për shkak se LDK vazhdoj ta udhëheq garda e vjetër dhe gardë sipas rajoneve. 3 nënkretarët e LDK njëri vjen nga Llapi, tjetri nga Anamorava dhe tjeri nga Dukagjini dhe pretendimet e tyre janë që të vazhdohet në këtë mënyrë me qeverisjen e LDK-së dhe figurat e reja e kanë të vështirë të depërtojnë dhe fatekqëishst që shumë prej tyre po futen në mendësinë dhe kornizën e të vjetërve në kuptimin se si e shohin LDK-në dhe do ta shihnin LDK-në”, thotë ndër të tjera Mushkolaj.

Ai ka komentuar edhe ambiciet e Fatmir Sejdiut, për t’u rikthyer në krye të LDK-së.

“Gjasat e tij për t’u ktheyr në LDK janë më shumë inate, nga mënyra se si Isa Mustafa ia ka marrë partinë dhe ai gjatë gjithë kësja kohe nuk është pajtuar me këtë. Por, është një element i rëndësishëm që Mustafa prej se është në LDK nuk ka arrit t’i fitoj asnjë palë zgjedhje dhe nëse shohim cilat janë sukseset e LDK-së, ai nuk do të duhej të zgjedhej. As në zgjedhjet e kaluara, as nacionale, as lokale nuk ka fituar. I ka humbur dhe kjo do të ishte një tregues për anëtarësinë e LDK se është koha që të bëhen ndryshime”, thotë Mushkolaj.