Sporti

Kompletohen kundërshtarët e Feronikelit në Ligën e Kampionëve

05/27/2019 11:17
nga:Lorik J

Tre Penne është fitues i kampionatit në San Marino dhe kështu ka kompletuar katërshen e skuadrave që do të luajnë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, së bashku me kampionët e Kosovës, Feronikelin.

Feronikeli, Linkoln Red Imps, Santa Coloma dhe Tre Penne janë katër skuadrat që kërkojnë të dalin triumfues në parakualifikimet e Championsit.

Fillimisht me 11 qershor do të hedhet shorti, ku do të luhen dy ndeshje gjysmëfinale dhe fituesit do të luajnë në mes vete dhe vetëm njëra do të luaj në kualifikime.

Ndeshjet do të luhen nga 25 qershori deri me 28 qershor ku Kosova është organizatore dhe ndeshjet do të zhvillohen në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.