Sporti

Kompletohen shtatë ekipe çerekfinaliste të këtij edicioni në Kupën e Kosovës

12/09/2018 14:58
nga:M K

Tashmë janë kompletuar shtatë çerekfinalistët e këtij edicioni në Kupën e Kosovës.

Kualifikimin sot e siguruan, Feronikeli, Ballkani dhe Trepça’89, shkruan GazetaBlic.

Mitrovicasit e siguruan atë vetëm pas vazhdimeve, ku triumfuan 3-0 përballë Flamurtarit, ani pse ndeshja brenda 90 minutave u mbyll pa gola.

Feronikeli e Ballkani fituan bindshëm ndaj Dukagjinit respektivisht Gjilanit. ‘Drenicakët’ mposhtën skuadrën nga Klina 0-4, derisa Ballkani fitoi ndaj Gjilanit 3-0.

Ndërkaq dje u mësua edhe katërshja e parë e të kualifikuarve:

Prishtina, Vëllaznimi, Drita dhe Ferizaj.

Ka mbetur për t’u mësuar edhe çerekfinalisti i fundit nga takimi që po luhet momentalisht në vazhdime, Kika-Istogu.

Kujtojmë që shorti për çiftet çerekfinale hidhet të Martën në zyret e federatës.

/GazetaBlic/

05/25/2019 15:26

Kush e ka fituar më shumë Kupën e Kosovës që nga viti 1999?