Lajme

Kompania zvicerane paguan studimet për 40 maturantë dhe i siguron punësim që nga viti i parë i studimeve

08/14/2019 12:58
nga:FL.B

Kolegji Universum dhe kompania zvicerane Vision Agency për të dytin vit me radhë po sjellin në Kosovë projektin real të ndërlidhjes së Akademisë dhe Industrisë.

Duke iu mundësuar studentëve financim të plotë të studimeve, punë part-time gjatë studimeve dhe punësim të garantuar pas diplomimit.

Kompania zvicerane Vision Agency do të financojë studimet e 40 maturantëve për 3 vite studimi që dëshirojnë të studiojnë në Shkenca Kompjuterike apo Gjuhë Gjermane në Kolegji Universum.

Studentët që nga viti i parë do të punojnë part-time, e më pas vazhdojnë kontratën e punësimit në Vision Agency. Financimi i studimeve do të bëhet për këto programe studimi 20 BURSA për Shkenca Kompjuterike dhe 20 BURSA për Gjuhë Gjermane. Linku i aplikimit https://bit.ly/2ZIxjLD.

Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të maturantëve për këtë mundësi, Kolegji Universum në bashkëpunim me Vision Agency me 15 Gusht nga ora 11:00 në objektin e Kolegjit Universum në Ulpianë organizon Ditë Informuese për Studime Duale. Eja informohu fito BURSË për 3 vite studimi dhe PUNËSIM 100% të garantuar.

Puno për tregun global që nga mosha 18 vjeçare si programer, IT, Data Security, Digital Marketing, Call Center apo Content Writing. Apliko përmes këtij linku https://bit.ly/2ZIxjLD

Përzgjedhja e studentëve bëhet përmes Testit në bazë të drejtimit dhe Intervistës nga Kolegji Universum dhe Kompania Vision Agency. Mëso më shumë https://bit.ly/31kG1A6

Afati i fundit 6 Shtator 2019, për më shumë informata ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

08/20/2019 22:20

Goli i çmendur që as nuk u nominua për çmimin “Puskas”