Lajme

Kompania ‘Pastrimi’ lihet jashtë Pakos Emergjente: Kemi 1 milion euro dëme gjatë pandemisë!

05/20/2020 12:11
nga:E Sh

Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave ‘Pastrimi’ tash e disa kohë po reagojnë për shkak të lënies jashtë Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë.

Shefja e Zyrës së Informimit në këtë kompani, Arbnore Ademi, ka thënë për GazetaBlic se pas punëtorëve shëndetësorë, atyre është dashur t’i jepet vendi meritor duke i ndihmuar me shtesat nga pakoja.

Fatmirësisht, asnjë nga ta nuk është infektuar me COVID 19 gjatë kësaj periudhe, thotë ajo, duke shtuar se nuk do të hezitojnë nëse nga institucionet përkatëse nuk do të marrin përgjigje.

“Nëse shohim që është e nevojshme prapë do t’i kërkojmë të drejtat tona, sepse ne po kërkojmë vetëm drejtësi, nuk po kërkojmë diçka tjetër që nuk na takon. Po kërkojmë vetëm drejtësi, pasi që gjatë gjithë kohës së pandemisë ne kemi qenë të angazhuar dhe kemi kryer puënn e shërbimit dhe grumbullimit të mbeturinave, që nënkupton se punëtorët që e kanë bërë këtë punë në terren, kanë qenë gjatë 24 orëve shumë të rrezikuar e që fatmirësisht deri tash nuk ka ndonjë të infektuar nga stafi i kompanisë”, tha ajo.

“Jemi në pritje por nëse shohim se është e nevojshme që ne ta adresojmë edhe një kërkesë, nuk do hezitojmë dhe prapë do ta përsërisim sepse këta punëtorë e meritojnë, sepse menjëherë pas punëtorëve shëndetësorë janë këta punëtorë që kanë rrezikuar shëndetin e tyre, kanë kryer shërbim gjatë 24 orëve, kanë qenë vazhdimisht të rrezikuar nga virusi COVID 19 ashtu si punëtorët shëndetësorë”.

Ademi ka theksuar se vazhdimi i kësaj situate, do ta vështirësojë gjendjen financiare të kompanisë.

“Nëse vazhdon kjo situatë kështu, shumë shpejt do ballafaqohemi me probleme të mëdha financiare nga mospagesa e qytetarëve për faturën e qytetarëve, pastaj edhe bizneset e lokalet kanë qenë të mbyllura gjatë kësaj periudhe të pandemisë, kështu që klientët nuk kanë kryer obligimet e tyre. Vetëm gjatë kohës së pandemisë, ne jemi dëmtuar afër 1 milion euro si kompani nga mos të hyrat të inkasimit të klientëve tanë”, theksoi Ademi.

‘Pastrimi’ javën e kaluar, për të dytën herë ka organizuar protestë paqësore në shenjë moskënaqësie për mospërfshirje ne Pakon Emergjente.

Në Pakon Emergjente Fiskale të qeverisë parashihet që shpërblim shtesë në vlerë nga 300 euro për dy muajt në vijim të ndahen për stafin mjekësor, policinë dhe zjarrfikësit.

Kurse me nga 100 euro për dy muaj është vendosur që të shpërblehen punëtorët që gjatë kësaj faze kanë punuar në markete ushqimore, furra dhe farmaci të cilët supozohet se kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut.

09/24/2020 14:19

BE kërkon shtrëngim të masave anti-Covid