Lajme

Kompania “Dezinfektimi Profesional” vazhdon dezinfektimin me intensitet të shtuar

05/25/2020 13:36
nga:Gazeta Blic

Kompania “Dezinfektimi Profesional” me përkushtimin më të madh vazhdon të jetë 24 orë në ditë/7 ditë në javë në dispozicionin e tuaj.

Kompania “Dezinfektimi Profesional” po vazhdon me intensitet të shtuar dezinfektimin e të gjitha objekteve banesore e biznesore, institucioneve private e publike si dhe i sipërfaqeve tjera të domosdoshme dhe atë më shumë se kurrë shkaku i gjendjes pandemike me koronavirusin, e cila ka përfshirë gjithë globin.

Dezinfektimi nënkupton procesin e pastrimit të tërësishëm të sipërfaqeve, duke eleminuar madje edhe të gjitha llojet e mikroorganizmave.

Edhe pse pastrimi dhe dezinfektimi mund të jenë procese të përbashkëta, megjithatë është e ditur që pastrimi i zakonshëm nuk i asgjëson bakteret dhe grimcat e pluhurit, e dezinfektimi e një gjë të tillë.

Pra, është dëshmuar tash e sa kohë se dezinfektimi veç të tjerash është siguria e jetës suaj në përgjithësi, prandaj dezinfektoni sot shtëpinë, banesën apo lokalin tuaj afarist, që të siguroheni nesër.

Kështu kompania “Dezinfektimi Profesional” bën dezinfektimin e shtëpive, banesave, lokaleve afariste, zyreve, automjeteve apo edhe çdo sipërfaqe tjetër të domosdoshme për t’u dezinfektuar, përmes preparateve ekologjike dhe të çertifikuara me ISO standarde.

Për më shumë informata në lidhje me shërbimet tona na shkruani në Facebook & Instagram apo edhe na kontaktoni në telefonin: +38344164581.