Lajme

Komisioni Evropian: I rekomandojmë shtetet anëtare t’i heqin vizat për Kosovën

01/23/2020 09:16
nga:B. D

Komisioni Evropian ka konfirmuar edhe njëherë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Në një përgjigje ekskluzive për Front Online, Komisioni Evropian i kërkon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të marrin vendimin përfundimtar për heqjen e vizave për kosovarëve.

“Komisioni Evropian konfirmoi në korrik 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Pas votimit në Parlamentin Evropian, tani u mbetet shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të marrin vendimin përfundimtar për heqjen e vizave për Kosovën dhe ne i inkurajojmë ata të ecin përpara në këtë drejtim”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian.

Kosovës në vitin 2018 iu konfirmua nga Komisioni Evropian se ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Ndryshe, krerë shtetërorë në Kosovë gati çdo tre muaj kanë dhënë premtime se liberalizimi i vizave do të ndodhë madje edhe duke dhënë afate kohore.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka qenë njëri ndër protagonistët kryesor të vitit 2019, që tashmë është drejt fundit të mandatit të tij.

Që nga fillimi i vitit 2019, ai nuk i është ndarë urimeve për heqjen e vizave për kosovarët drejt Evropës, gjë e cila nuk ka ndodhur.

“Urime, urime Kosovë”, pati thënë Haradinaj një vit më parë, ku u pa shumë i entuziazmuar në këtë drejtim, por drita e gjelbër për lirinë e lëvizjes nuk ishte ndezur as atëherë e as tash, pas kaq e kaq premtimeve të tij të rreth kësaj pune.

01/14/2020 21:02

Komisioni Evropian nis projektin e pagës minimale në BE