Showtime

Komentuesi krahason Zaimina Vasjarin me Michael Jacksonin

01/12/2019 12:02
nga:L I

Të shumta janë këngëtaret që i janë nënshtruar operacioneve plastike, shkruan GazetaBlic.

E në mesin e tyre futet edhe këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari e cila numëron një numër të madh operacionesh plastike.

Kjo duket qartë edhe në fotografinë e fundit që ajo e ka publikuar në Instagram, e madje komentet jo të mira kanë qenë edhe nga fansat e saj, e madje njëri prej tyre e ka krahasuar atë me ish ikonën e muzikës, Michael Jackson.

“Kthehu ne origjinalitet! Zaimina e bukur 17 vjeçare që të kishin të gjitha femrat zili.Je bërë fallcitet komplet”, “Zaimina ti je???”, “Mu duke si Michael Jackson për një moment booo ca i ke bërë fytyrës moj”, kanë qenë vetëm disa nga komentet të cilave Zaimina nuk iu është përgjigjur./GazetaBlic