Sporti

Kombëtarja e Shqipërisë niset për në Turqi

10/10/2019 09:43
nga:Ideal

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, duel ky në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.

Kombëtarja shqiptare aktualisht gjenden në vendin e katërt me 9 pikë të fituara në 6 takime sa ka zhvilluar gjithsej për këtë kompeticion, shkruan GazetaBlic.

Pra tekniku, Reja ka fituar vetëm 3 takim ka humbur tre prej tyre dhe nuk ka barazuar asnjëherë – e që në total ka nëntë pikë.

Kujtojmë se nesër kombëtarja shqiptare para vetit ka një sfidë të vështirë pasi përballet me Turqinë e cila ndodhet në vendin e parë në grupin H’ me plotë 15 pikë të grumbulluara.

/GazetaBlic/