Sporti

Kombëtarja e Maltës niset për në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

10/11/2018 18:48
nga:Lorik J

Kombëtarja e Maltës sapo është nisur për në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku do të përballet me Kombëtaren e Kosovës.

Kosova dhe Malta do të takohen sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të raundit të tretë të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic.

Lojtarët dhe stafi i kombëtares së Maltës sapo kanë lënë hotelin ku ishin duke qëndruar prej disa ditësh, për t’u nisur drejtë arenës, ‘Fadil Vokrri’.

Ekipi i Maltës do të kryejë nxehjen para startit të takimit, kurse më pas do të dalin në stadium në orën 20:45 për t’u ballafaquar me ekipin e Kosovës.

GazetaBlic ka siguruar disa fotografi nga nisja e kombëtares së Maltës: