Sporti

Kombëtarja e futsallit pësoi humbje nga favoritja e grupit – Ukraina

10/24/2019 20:38
nga:M K

Kombëtarja e Kosovës në futsall e hendikepuar me mungesën e Ramadan Alajt, lojtarit më të mirë në futsall jo vetëm në Kosovë por edhe me gjerë, pësoi humbje nga Ukraina, në nisje të rrethit të dytë të kualifikimeve të Botërorit 2020, që po mbahen në Shkup.

Alaj mungoi për shkak të kartonit të kuq nga ndeshjet e rrethit të parë dhe kësisoj nuk mundi të aktivizohet në rrethin e dytë në ballafaqim me Ukrainën.

Djemtë e Kombëtares tonë kaluan të parët në epërsi, por në fund pësuan humbje të thellë nga favoritja e këtij grupi dhe njëra ndër ekipet më të forta në futsall, me rezultat 7:1 shkruan faqja zyrtare e FFk-së, përcjellë GazetaBlic.

Dardanët e nisën mirë ndeshjen në 10-të minutat e parë, duke shënuar gol në minutën e 11-të përmes Rukovcit nga një aksion i mirë i menduar dhe duke qenë rival plotësisht i barabartë i ukrainasve, por shpejt ata barazuan brenda minutës përmes Fareniukit, që hapi serinë e golave për Ukrainën.

Me epërsinë 2:1 Ukraina shkoi në pushim, për t’u kthyer furishëm në pjesën e dytë duke shënuar edhe pesë herë. Futbollistëve tanë u mungonte forca fizike për t’u përballuar me skuadrën dukshëm më të përgatitur në çdo aspekt. Kosova nesër do të takohet me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut në orën 17.30.

Pas ndeshjes, përzgjedhësi Ramadan Cimili deklaroi: “Ne kemi ditur paraprakisht që përballë kemi ekipin që llogaritet si forca e 6-të në botë në futsall, Ukraina , prandaj ishte tejet e vështirë t’u bëjmë ballë.

Në 15-të minutat e parë aq sa patëm forcë treguam edhe lojë edhe ishim të barabartë. Shënuam të parët, por kjo nuk zgjati shumë dhe ukrainasit barazuan dhe kaluan në epërsi dhe në fund kishim një rezultat çfarë është. Mendoj se mungesa e Ramadan Alajt, na ka penalizuar shumë.

Pastaj na kanë munguar përgatitja fizike dhe ndeshjet miqësore të ashtuquajtura kontrolluese. Na mbetet të përgatitemi shumë për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen ngase brumë të futbollistëve kemi.

Ukraina – Kosova 7:1 (2:1)

Qendra sportive “Jane Sandanski”, Shkup.

Shikues: 150

Gjyqtarë: Marc Birkett(Eng), Juien Lang(Fra) e Daniel Matkoviç(Sui)

Shënues: Fareniuk(11.53) e Shotuma (17.20),D. Sorokin(22.41, 27.38, 32.08)) e Zvarych(24.36), Korolyshin(33.10 për UKr e Rukovci(11.12) për Kos.

Ukraina: Lytvynenko, Mykytiuk, Ferneiuk, Korsun, Shoturma.(5 e parë): Ibamyak, Tsypun, Malyshenko, Razuvanov, Sorokin, Korolshun, Zhurba, Padiash e Zvarych.

Kosova: Preniqi, Topilla, Qerimi, Krasniqi e Rukovci( 5 e parër): Ramadani, Paqarizi, Hyseni, Dervishaj, Gjinovci, Krasniqi e Mazreku.

11/18/2019 19:43

Eliot Engel: Këtë përbërje duhet ta ketë Qeveria e re e Kosovës. Paralajmëron rrezik nëse ndodh prekja e kufijve