Sporti

Kombëtarja e femrave shënon ngritje në ranglistën e përgjithshme

12/14/2019 11:09
nga:M K

Kombëtarja e Kosovës në futboll, konkurrenca e femrave, ka shënuar ngritje në renditjen më të re të FIFA-s.

Vashat tona janë ngritur për katër pozita, duke qenë tani në vendin e 122-të në botë prej 155 shteteve.

Kosova ka lënë pas vetes Maqedoninë Veriore, ndërsa Shqipëria ndodhet shumë më lartë, në vendin 77-të.

Suksesi i Kosovës vjen pas fitoreve ndaj Turqisë dhe Estonisë në kualifikime dhe miqësores së fituar 5:0 ndaj Luksemburgut.

09/27/2020 22:07

Operatorët nga Serbia, ilegalisht ndërhyjnë në territorin e Kosovës