Sporti

Kombëtaret U17 dhe U19 mësuan rivalët për kualifikimet e Evropianit

12/06/2018 11:53
nga:M K

6 dhjetor, 2018 – Në Nyon të Zvicrës sot është bërë tërheqja e shortit për grupmoshat U17 dhe U19, për edicionin e 19-të të Kampionatit evropian 2019/2020, e ku morën pjesë nga Kosova drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe ekipeve kombëtare Artan Govori dhe drejtori teknik Michael Ness.

Kosova U17 është renditur në grupin e 12 –të e ku për kundërshtarë do të ketë Holandën, e cila e ka marrë edhe organizimin e këtij rundi që mbahet prej 9 deri më 15 tetor 2019, Uelsin dhe Slloveninë shkruan faqja zyrtare e FFK-së, transmeton GazetaBlic.

Ndërkaq që Kombëtarja U19, është në grupin e 5-të bashkë me Rusinë, Poloninë dhe Uellsin.

Garat e rrethit ë rregullt për këtë grup moshë do të zhvillohen në Uells prej 13 deri më 19 nëntor 2019. Po sot Kombëtarja U17 do të mësojë kundërshtarët për rrethin elitë pasi shorti do të tërhiqet në orën 11.45.

/GazetaBlic/

03/17/2019 21:44

Vuçiq: Falë meje sot nuk e kemi Kosovën në OKB