Lajme

Komandat “Tigri” largohet nga lista e Vetëvendosjes për deputetë

09/07/2019 18:43
nga:M K

Ajvaz Berisha, i njohur me nofkën “Komandant Tigri”, është tërhequr nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, për kandidatë për deputetë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka shkruar se ai është tërhekur nga gara për deputetë me dëshirë pasi që nuk i nënshtrohet presioneve.

“Pas një procesi demokratik unë kam fituar bindshëm ne degën e Drenasit. Jam tërhequr me dëshirë pa kurrfarë presioni nga askush, sepse asnjëherë në jetë nuk i nënshtrohem presioneve nga do që vijnë. E kam parë të arsyeshme që ndonjë kandidat kushdo qoftë ai , ti japim mundësinë në garë. Ardhja ime në V V, nuk ka pasur qëllim të rreshtohem për të zenë një pozitë për interesa personale. Unë ju kam bashkangjitur VV për hir të rinisë sė Kosovës që po e lëshojnë vendin , sepse i është vrarë shpresa per të jetuar në atdhe”, ka shkruar Berisha.

Berisha ka qenë komandanti i Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, Dekan i Fakultetit të Edukimit si dhe konsull i përgjithshëm në Gjermani.

Ish-komandant “Tigri” i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, vitin e kaluar derisa VV-ja kishte shprehur entuziasëm për punën e Berishës në VV.

“Është bashkuar në VETËVENDOSJE!, ish-komandanti i Njësisë Speciale pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Ajvaz Berisha. Ai ka qenë dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik si dhe konsul i përgjithshëm në Gjermani. Gatishmëria e tij për të dhënë kontribut në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për të ndihmuar në punët që na presin janë vlerë e shtuar dhe energji e re për Lëvizjen”, thuhen në njoftimin e VV-së.

09/06/2019 23:09

Kjo është lista e plotë e kandidatëve për deputetë nga Vetëvendosje (Emrat)