Lajme

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se “Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore”

09/04/2024 23:43
nga:G C

Një ish-komandant i NATO-s tha se inkursioni i suksesshëm i Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë tregon se “çfarë mund të bëjë Ukraina pa u mbështetur shumë në këshillat perëndimore”.

Kujtojmë se forcat ukrainase kaluan kufirin me Rusinë më 6 gusht në një lëvizje shumë të rrezikshme që ndryshonte nga strategjia e saj e mëparshme në luftën kundër pushtimit rus.

Ajo kishte marrë dhe mbajtur 500 milje katrorë të territorit rus që nga java e kaluar, sipas shefit të ushtrisë së Ukrainës.

Dhe gjenerali Philip M. Breedlove, një ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, i tha Kyiv Post se ai e shikonte operacionin e Ukrainës si një sukses, shkruajnë mediat e huaja.

Ai mendon se masa do të rezononte përtej vetë territorit, duke krijuar probleme të mëdha për presidentin rus Vladimir Putin në mënyrën se si rusët e zakonshëm i shohin udhëheqësit dhe ushtrinë e tyre.

Madje, sipas tij, ajo tregoi se si Ukraina mund të arrijë fitore kaq të mëdha pa shumë përfshirje perëndimore.

Sipas gjeneralit, “inkursioni u krye pa shumë udhëzime nga Perëndimi, dhe shikoni sa mirë funksionoi”.

Ndryshe, sulmi në Kursk në dukje shihej se ishte realizuar pa i dhënë njohuri paraprake partnerëve perëndimorë.

Breedlove, i cili është gjithashtu një gjeneral në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së, e krahasoi suksesin e Ukrainës në Kursk me kundërsulmin e saj të madh vitin e kaluar, ku Ukraina nuk ishte në gjendje të rimarrë pjesë të mëdha territori.

Andaj ai tha se besohet se Ukraina do të kishte qenë më e suksesshme nëse do të kishte qenë aq e guximshme sa ishte në Kursk.

“Unë besoj se nëse Ukraina do të kishte qenë në gjendje të përdorte atë lloj iniciative vitin e kaluar, ne do të kishim një rezultat tjetër”.