Lajme

Komandanti i policisë së Gjilanit që u suspendua sonte, njeri i afërt i Lutfi Hazirit

02/18/2020 22:40
nga:E Sh

Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimin e katër zyrtarëve të Policisë pas vrases së pesëfisht në Gjilan.

Rekomandimi për suspendimin e këtyre zyrtarëve (komandantit të stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefit të operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil) është bërë në interes të hetimit dhe të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

E komandanti i Policisë në Gjilan është Alban Ramushi, i njëjti është person i afërt i kryetarit të Komunës së Gjilanit, njëherit nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Afërsia e Ramushit me Hazirin mund të shihet edhe nëpërmjet fotografive që këta të dy i kanë së bashku.

Sipas burimeve të lajmi.net dyshohet se Ramushi ka mbajtur të fshehta informacione për rastin i cili ka tronditur sot gjithë Kosovën ku në familjen Bllaca në Gjilan ka ndodhur një vrasje e pesëfishtë.

Sipas këtyre burimeve, ndaj polices e cila dyshohet se ka kryer vrasjet janë dërguar shumë vërejtje edhe nga kolegët gjë që janë mbajtur të fshehura nga komandanti Alban Ramushi.