Lajme

Komandanti i FSK-së qëndroi për vizitë zyrtare në Ajovë të SHBA-së

03/26/2018 12:18
nga:Gazeta Blic

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Timothy Orr, nga data 21 deri më datë 25 mars, qëndroi për vizitë zyrtare në shtetin Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të kësaj vizite, gjeneral Rama ka zhvilluar takime përmbajtjesore me gjeneralin Orr dhe stafin e tij.

Sipas një njoftimi, në këto takime është biseduar lidhur me thellimin dhe avancimin e Programit të Partneritetit Shtetëror në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjeneral Rama në këtë vizitë pati mundësi të njoftohet për së afërmi me metodologjinë e përgatitjes, trajnimit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës për zhvillim në bazë të planit vjetor.

“Për të treguar rëndësinë e veçantë që ka ky program, gjeneral Rama, para pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës, paraqiti një prezantim lidhur me aktivitetet e përbashkëta dhe të arriturat e FSK-së, që nga viti 2011, kur është nënshkruar marrëveshja e Programit të partneritetit shtetëror”, thuhet në njoftim.

Gjeneral Rama ka falënderuar gjeneralin Orr për kontributin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme të Gardës Kombëtare të Ajovës, në zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

FSK-ja dhe Garda Kombëtare e Ajovës, në kuadër të marrëveshjes së Partneritetit shtetëror Kosovë – Ajovë, që nga viti 2011, realizojnë për çdo vit aktivitete të përbashkëta. Garda Kombëtare e Ajovës prinë sa i përket bashkëpunimet që FSK-ja ka me shtetet tjera mike.

12/13/2019 14:32

Ramush Haradinaj e Rrahman Rama të humbur në mendime (VIDEO)