Sporti

Kololli asiston në golin e skuadrës së tij, mbyllet pjesa e parë Xamax – Zurich

07/07/2020 21:20
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit të vetëm të mbrëmjes në superligën zvicerane.

Xamax dhe Zurich kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë, pasi të dyja palët realizuan nga një herë, përcjell GazetaBlic.

Për golin e mysafirëve ndërkaq, kontribuoi edhe fantazisti kosovar, Benjamin Kololli, që javëve të fundit po kalon nëpër një formë të shkëlqyer.

Përfaqësuesi “verdhë e kaltër” asistoi në minutën e 27′, atëherë kur braziliani Nathan riktheu baraspeshën në fushë.

Kujtojmë që përveç Kolollit, në fushë janë edhe Domgjoni e Kryeziu.

/GazetaBlic/

07/31/2020 20:02

Benjamin Kololli dhe Hekuan e Mirlind Kryeziu startojnë nga minuta e parë për Zurich’un