Lajme

Kollçaku e VV-së: Nuk e cilësoj ultimatum afatin e Mustafës, takimi mund të ndodh çdo moment

01/24/2020 14:49
nga:Norë Kelmendi

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, tha se LDK-ja dhe VV-ja do të ulen së bashku në tavolinë për gjetur një marrëveshje.

Sipas Kollçakut nëse figurat e dy subjekteve janë zgjedhur nga populli, at’herë nuk është si problem që kryeparlamentari aktual i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ta mbajë postin e tij.

“Takimi do të ndodhë, është e ngutshme por ky takim mund të ndodhë çdo moment, ai do të ndodhë meqenëse ka vullnet të dyanshëm. Ne do të ulemi me një vullnet të përvbashkët me gjetë zgjidhje, mirë është me shiku nga e ardhmja, unë mendoj që nëse jonë të pranueshme figurat në të dy subjektet unë nuk e shoh problem që kryeparlametari ta mbajë postin”, tha Kollçaku.

“Është mirë që mos të ngutemi në lëvizje që ta do dëmtonin procesin në tërësi, nëse është vullneti për zgjidhje të përbashkët, atherë kërkohet maturi”.

12/25/2019 10:51

A do të ketë sot takim me LDK-në? Flet nënkryetarja e VV-së