Lajme

Kolegji Universum, partner i organizimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore për 67 studentë nga e gjithë bota

08/16/2019 15:15
nga:FL.B

Kolegji Universum në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Diplomaci organizuan edicionin e shtatë të Akademisë Ndërkombëtare Verore në Kosovë me temën “Ndërtimi i paqes, diplomacisë, lidershipit dhe negociatat”.

Pjesëmarrës në këtë akademi ishin 67 studentë nga e gjithë bota, përfshirë këtu edhe studentë nga shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

E veçanta e kësaj akademie janë profesorët ligjërues nga universitetet më prestigjoze në botë, ambasador dhe përfaqësues qeveritar, duke iu mundësuar kështu pjesëmarrësve të mësojnë nga përvoja e tyre akademike dhe profesionale. Në mesin e tyre ishte edhe Drejtori i Kolegjit Universum z. Alejtin Berisha.

Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. Për më shumë informata rreth organizimeve dhe projekteve të tilla ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected]-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.

09/17/2019 13:00

286 studentë kosovar të enjten do t’i nënshtrohen testit për BURSA të plota për bachelor dhe master – aplikimet vazhdojnë!