Kolegji Universum duke ofruar kushtet dhe ambientet moderne për çdo student ka arritur të krijojë mjedis krijues dhe inovativ duke ju dhënë mundësi studentëve ti shprehin aftësitë kreative dhe mendimin kritikë.
Kolegji Universum ka organizuar “Guest Lecturer” me themeluesin e “Viva Fresh store”, Xhevdet Rexhepin, raporton GazetaBlic.
Zv.president për Inovacion dhe Bashkëpunim me Jashtë në këtë kolegj, Filip Ruxho u shpreh se është kënaqësi dhe nder i veçantë të kemi në tryezën e diskutimit Xhevdet Rexhepin për të treguar më shumë rreth historikut të zhvillimit.
“Është nder i veçantë të kemi Xhevdet Rexhepin, duke e konsideruar njeri të jashtëzakonshëm që angazhohet në gjëra kreative. Kjo iniciativ është për të qenë sa më afër biznesit sepse bashkëpunimi krijon kolikulat të cilat kanë vlerë për studentët të cilët mund të kenë qasje më lehtë në tregun e punës”, tha Ruxho.
Kryetari i Bordit te Kolegjit Universum, Suad Berisha theksoi se kompania “Viva Fresh” ka mbi 100 studentë që ka punësuar dhe mbështet në krijimin e përvojave.
“Viva Fresh punëson 3 300 punëtorë. Është rast i mirë të merrni kurajo se si mund të ndërtohet një kompani si Viva Fresh. Kompania Viva Fresh Store ka mbi 100 studentë që ka punësuar dhe mbështet në krijimin e përvojave”.
Drejtori i Burimeve Njerëzore, Gazmir Efendija foli për historikun e “Viva Fresh Store” ku prezantoi edhe disa nga projektet të cilat do të lansohen shumë shpejt të branduara dhe të zhvilluara vetëm nga Viva Fresh.
“Viva Fresh Store është themeluar në vitin 2003 dhe dyqanin e parë e kemi hapur në Ferizaj. Operojmë me 99 dyqane. Jemi të shtrirë në 33 qytete. 3 300 punëtorë i kemi gjithsej”, shtoi Efendija.
Themeluesi i “Viva Fresh Store”, Xhevdet Rexhepi tha se punës ia kanë nisur qysh para luftës në Kosovë dhe të gjithë studentët e kolegjit Universum i kanë dyert e hapura të bëhen pjesë.
“Mundësitë janë tejet të mira për tu zhvilluar dhe Viva Fresh është e gatshme të pranoj student të ri”.
Përveç në Kosovë, Rexhepi bëri me dije se do të zhvillohen edhe në Shqipëri dhe në Maqedoninë e veriut.
“Ne do të zhvillohemi edhe në regjion, në Maqedoni, Shqipëri etj. Është mirë që njohuritë që i ke e dinë ku je. Fakulteti është vetëm qasja më e lehtë në intervista. Në Shqipëri kemi bërë logjistikën gati nuk e kemi hapur ende. Ne kemi ecur përpara me procese”./GazetaBlic/
(Artikull i sponsoruar)