Uncategorized

Kolegji Universum ndan bursa të plota për maturantët nga Komuna e Kaçanikut

06/30/2020 20:00
nga:Norë Kelmendi

Sot përfaqësues nga Kolegji Universum dhe kryetari i komunës së Kaçanikut Z. Besim Ilazi nënshkruan memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim të ndërsjellë. Me këtë memorandum mirëkuptimi shprehet vullneti i palëve që të bashkëpunojnë në lehtësimin e mundësive për studime universitare për nxënësit nga komuna e Kaçanikut.

Me këtë rast për të promovuar dhe vlerësuar angazhimin e lartë të nxënësve, Kolegji Universum ka ndarë 3 bursa të plota tre vjeçare 100% si dhe zbritje 50% për 3 vite studimi për të gjithë maturantët dhe të të interesuarit tjerë për studime nga Komuna e Kaçanikut.

Bursat vlejnë për programet: Shkenca Politike, Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Kompjuterike, Infermieri, Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Gjermane.

Poashtu Kolegji Universum do të ofroj transportin e rregullt për të gjithë maturantët që do të vizitojnë kampusin në fazën e regjistrimeve, gjatë muajit Qershor dhe Korrik.