Lajme

Kolegji Universum ka hap thirrjen për punë praktike me pagesë në Turqi

01/07/2020 12:58
nga:B. D

Për të dytin vit me radhë Kolegji Universum iu mundëson studentëve të kryejnë punë praktike me pagesë në 22 shtete të BE-së.

Puna praktike përfshinë një periudhë të caktuar ku studentët ndjekin trajnim profesional dhe fitojnë përvojë pune në një kompani ose organizatë që vepron në shtetet e BE-së me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim.

Në kuadër të bashkëpunimeve Kolegji Universum ka hap thirrjen për aplikim për punë praktike në Turqi, në Elpo Bilisim Otomasyon Elektronik Popmpa Sistemleri LTD në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility të Komisionit Europian.

Ftojmë të gjithë studentët e Kolegjit Universum të Dept. Shkenca Kompjuterike të aplikojnë. Gjatë periudhës së praktikës, studentët fitojnë përvojë pune në kohë të plotë në fushën që ata studiojnë.

Praktika zgjatë dy muaj dhe ju përfitoni 800 euro në muaj për praktikë, poashtu ju mbulohen shpenzimet e transportit në vlerë prej 275 euro. Detajet për aplikim i gjeni në këtë link https://bit.ly/2FoAqQx

Përfito edhe ti praktike dhe mundësi punësimi në kompani evropiane përmes Kolegjit Universum. Na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.