Lajme

Kolegji Universum ka hap thirrjen për bursa të plota për bachelor dhe master në Portugali

01/30/2020 15:50
nga:B. D

Kolegji Universum ka hap thirrjen për shkëmbim të studentëve Bachelor dhe Master me bursa të plota në universitetin prestigjoz “University of Minho” në Portugali.

Universidade do Minho i themeluar në vitin 1973 është një ndër universitetet më të mëdha në Portugali që ka pasur ndikim thelbësor në sistemin arsimor në Portugali. Universidade do Minho është renditur në 100 universitetet më të mira në botë nga Times Higher Education.

Secili studentë i Kolegjit Universum përfiton shkollim falas, 850 euro kompenzim mujor dhe 360 euro kompenzim për shpenzime të transportit. Vlera totale e bursës për secilin student është 6,060 euro/semester. Shiko detajet e aplikimit https://bit.ly/2uKBQma

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 135 studentëKolegjit Universum dhe 105 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.

Për informata shtesë kontakto Zyrën e Projekteve Ndërkombëtare të Kolegjit Universum [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.

05/07/2020 22:21

Lansohet diplomë e dyfishtë finlandeze për studime bachelor