Lajme

Kolegji UBT e humb “betejën” edhe në KMSHK

05/08/2020 17:14
nga:Gazeta Blic

Kolegji UBT e ka humbur betejën ndaj Gazetës Blic në Këshillin e Mediave të Shkruara.

KMSHK në mbledhjen e mbajtur sot ka refuzuar ankesën e UBT-së, kundër shkrimit të Gazeta Blic me titull: “Inspektorati i MASHT-it ngre kallëzim penal ndaj Kolegjit UBT. Rektori Hajrizi thotë se dikush dëshiron t’i njxerr keq!”

Ankesa e Kolegjit UBT kundër Gazeta Blic lidhur me artikullin: “Inspektorati i MASHT-it ngre kallëzim penal ndaj Kolegjit UBT. Rektori Hajrizi thotë se dikush dëshiron t’i njxerr keq!” nuk u miratua”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e lëshuar nga ana e KMSHK-së.

Gazeta Blic kishte raportuar se Inspektorati i Arsimit kishte ngritur kallëzim penal ndaj Kolegjit UBT.

Inspektorati i Arsimit kishte ngritur kallëzim penal ndaj Kolegjit “UBT” për tejkalim të numrit të studentëve në vitin akademik 2018/2019.

Lajmin e kishte konfirmuar për “Gazeta Blic” Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, mund t’ju konfirmojmë se Inspektorati i Arsimit ka ushtruar kallëzim penal ndaj kolegjit “UBT”. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime hetimore për grumbullimin e informatave dhe provave në sqarimin e kësaj çështjeje. Aktualisht, rasti ndodhet në fazën e zhvillimit të procedurës hetimore. Për epilogun e veprimeve të mëtejshme do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Laureta Ulaj, zyrtarja për informim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në vazhdim e gjeni tekstin e plotë, ndaj të cilit kishte reaguar UBT.

Inspektorati i MASHT-it ngre kallëzim penal ndaj Kolegjit UBT. Rektori Hajrizi thotë se dikush dëshiron t’i njxerr keq!

03/24/2020 11:02

Asociacioni i gazetarëve serbë reagon pas sulmit ndaj ekipit të Gazeta Blic në veri të Mitrovicës